Strakosha nuk do të startojë as në Ligën e Kampionëve

Strakosha nuk do të startojë as në Ligën e Kampionëve

Pepe Reina do të startojë kundër Zenit St Petersburg në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka konfirmuar Simone Inzaghi, trajneri i Lazios.

Strakosha nuk ka shumë ditë që është kthyer në stërvitje pas izolimit për shkak të COVID-19, prandaj sipas Inzaghit, portieri i Kombëtares shqiptare ende nuk është gat.

“Këtë mëngjes Strakosha ka bërë disa stërvitje ekstra me Graubunden dhe Zappalan. Strakosha është portieri ynë, por ka qenë jashtë për një kohë”., tha Inzaghi.

“Kështu që, Reina do të startojë nesër, më pas do të shohim për të dielën”. /Gazeta Express