Strakosha mund t’i bashkohet West Hamit

Strakosha mund t’i bashkohet West Hamit

Thomas Strakosha mund t’i bashkohet skuadrës angleze, West Ham United gjatë këtij afatit kalimtar, ka raportuar të mërkurën “Il Messaggero”.

Ai mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me futbollistin e Paraguait, Fabian Balbuenan.

Skuadra angleze edhe më herët kishte shprehur interesim për portierin Strakosha.

Anglezët kanë kthyer sërish interesim për ta transferuar në radhët e veta.

Strakosha ka humbur vendin e titullarit te Lazio. 25-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur në tetë ndeshje.

Pjesë e Lazios është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.