Statistikat zbulojnë një gjë të pabesueshme të Messit te Argjentina dhe jo te PSG

Statistikat zbulojnë një gjë të pabesueshme të Messit te Argjentina dhe jo te PSG

Shifrat tregojnë se Messi më shumë është i përkushtuar te Argjentina se sa te PSG.

Prej se është bashkuar me Paris Saint-Germain më 10 gusht, Lionel Messi ka shënuar më shumë herë për Argjentinën se sa me ekipin e tij të ri pas largimit nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar tre herë në tetë duele me PSG-në deri më tani këtë sezon dhe ai ende nuk e ka gjetur rrjetën në Ligue 1, pasi të gjithë golat e tij janë shënuar në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Messi ka shënuar katër gola në pesë ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, ku ai është paraqitur për Argjentinën që nga gushti.

Më 29 tetor, ylli i PSG-së u zëvendësua në pjesën e parë në ndeshjen e ekipit të tij me Lille, gjë që rriti shqetësimet në klub për gjendjen e tij fizike, pasi hera e fundit që ai nuk ishte në gjendje të luante të plota 90 minutat e një ndeshjeje ishte më 24 shtator 2019, në duelin e Barcelonës me Villarrealin në “Camp Nou”.

Nga aty, Messi humbi ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve me RB Leipzig dhe ndeshjen e tyre në Ligue 1 me Bordeaux për shkak të një shqetësimi.

Angazhimi i Messit ndaj Argjentinës është i pamohueshëm dhe objektivi kryesor i sulmuesit 34-vjeçar është që si kapiteni i Albiceleste të luajë në Katar në ndjekje të suksesit në Kupën e Botës.

Argjentina do të presë Uruguain të premten dhe Messi pritet të kthehet në fushë pas rikuperimit nga lëndimi.

Varësisht se si do të zhvillohet ndeshja, trajneri Lionel Scaloni mund ta pushojë atë përpara duelit të rëndësishëm me Brazilin të martën e ardhshme.

Pas pushimit ndërkombëtar, PSG do të pritet nga Manchester City i Pep Guardiolës më 24 nëntor në një ndeshje që do të vendosë se cila skuadër do të kryesojë Grupin A të Ligës së Kampionëve.