Statistika thonë se Ronaldo ka rënie të performancës, portugezi do të pushojë kundër Udineses

Juventusi bëri një hap të madhe gjatë fundjavës drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të ligës elitare italiane.

Bardhezinjtë kishin arritur që si mysafir të triumfojnë kundër skuadrës së Napolit me rezultat 2:1, megjithëse napolitanët humbën një penalti në minutat e fundit të takimit.

Bianconerrët aktualisht kanë 16 më tepër se skuadra e vendit të dytë, ku gjenden napolitanët e Carlo Ancelottit.

Kjo ka bërë që kampionët të kenë një komoditet të madh sa që t’i pushojnë disa prej lojtarëve duke përfshirë Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo dhe Federico Bernardeschi (Foto by Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

E gjithë kjo pasi që në mesjavën e ardhshme, Juve do të luajë para shikuesve të vetë kundër Atletico Madridit.

Në fakt, statistikat thonë se portugezi ka pasur një mesatare prej 6.1 gjuajtjeve drejt portës gjersa kundër Napolit dhe Bolognas kishte katër sosh.

Lexo po ashtu:

Theksojmë se të premten (8 mars) Juve do të luajë para shikuesve të vetë kundër Udineses së Valon Behramit.

Ndryshe, madrilenët në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin Wanda Metropolitano kishin triumfuar me rezultat 2:0. /Telegrafi/

TAGS