Sportisti kosovar ndërron jetë nga Koronavirusi

Sportisti kosovar ndërron jetë nga Koronavirusi

Ish-hendbollisti dhe trajneri i njohur, Afrim Qorolli, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës e cila ka thënë se kontributi dhe vlerat e Qorrollit do të kujtohen shumë gjatë.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se komuniteti i hendbollit në përgjithësi dhe qyteti i Shtimes kanë humbur një person shumë të rëndësishëm.

“Ka vdekur Afrim Qorrolli, personalitet i rëndësishëm i hendbollit dhe i sportit nga komuna e Shtimes.

Qorrolli ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, por kontributi i tij dhe vlerat e tij do të kujtohen shumë gjatë.

Komuniteti i hendbollit në përgjithësi dhe qyteti i Shtimes në veçanti kanë mbetur pa një person shumë të rëndësishëm. Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me klubin e Vjosës së Shtimes.

Afrimi ishte i lindur në Rashincë të Shtimes më 28 nëntor të vitit 1961.

Kishte të kryer Fakultetin e Bujqësisë” , thuhet në njoftimin e FHK-së.

FHK nuk dha shkakun e vdekjes por kushëriri i tij, Milazim Qorrolli njoftoi se ish-portieri i Vjosës vdiq pasi ishte i infektuar me koronavirus.

“Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën”, thuhet në njoftimin e kushëririt të Afrim Qorrollit.

Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të…

Gepostet von Milazim Qorrolli am Samstag, 25. Juli 2020

TAGS