Spezia siguron qëndrimin në Serie A, trajneri Italiano feston me tifozët

Spezia siguron qëndrimin në Serie A, trajneri Italiano feston me tifozët

Spezia ka siguruar qëndrimin në Serie A.

Skuadra e Spezias ka arritur të mbposht Torinon me rezultat 4-1 duke ia komplikuar punët skuadrës së Mërgim Vojvodës.

Trajneri i Spezias, Vincenzo Italiano, ishte në lot pas ndeshjes ku u prit nga tifozët që ishin në eufori të plotë dhe në hare pas sigurimit të mbijetesës.

Tani, Spezia qëndron në vendin e 15-të me 38 pikë, shtatë pikë larg Beneventos që qëndron në vendin e 17-të.

Pas ndeshjes, Italiano doli nga dhomat e zhveshjes dhe shkoi tek tifozët për të njohur kontributin e tyre në klub dhe për të festuar bashkë me ta.