Spanja konfirmon se ku do të luhet ndeshja me Kosovën

Spanja konfirmon se ku do të luhet ndeshja me Kosovën

Spanja konfirmon se ku do të luhet ndeshja me Kosovën.

Edhe zyrtarisht ka përfunduar çdo dilemë.

Spanja do të mirëpres Kosovën në vendin e vet e jo në ndonjë vend tjetër në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ani pse ky vend ende nuk na ka njohur.
Federata e futbollit të Spanjës ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës do të zhvillohet në Sevilla, në stadiumin “La Cartuja”, raporton Gazeta Express.

Ishte raportuar për një zhvillim takimi diku jashtë Spanjës, pasi ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ata tashmë janë dorëzuar pasi Gianni Infantino i FIFA-s, vazhdimisht ka përsëritur: “Politika nuk ka vend në sport”.

Ndeshja e “Dardanëve” me “La Rojan” është planifikuar të zhvillohet me 31 mars të vitit 2021.

TAGS