Spanja ‘gjunjëzon’ Gjermaninë, siguron vendin e parë në grup

Spanja ‘gjunjëzon’ Gjermaninë, siguron vendin e parë në grup

Spanja ka siguruar vendin e parë në grup.

Spanja e ka deklasuar me rezultat 6-0 Gjermaninë për ta marrë kryesimin e grupit të 4 të Ligës A të Kombeve. Ferran Torres shënoi het-trik në këtë ndeshje derisa nga një gol në këtë ndeshje e shënuan edhe Morata, Rodri dhe Oyarzabal

Gjermania është deklasuar me rezultat 6-0 në Estadio de La Cartuja nga Spanja duke e humbur kështu vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A të Kombeve.

Gjithçka nisi mirë për Spanjën që shënuan tre gola që në pjesën e parë.

Alvaro Morata shënoi në minutën e 17-të derisa rezultatin e dyfishoi Ferran Torres në minutën e 33-të. Në minutën e 38-të ishte Rodri që shënoi gol për rezultat 3-0.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola dhe të dytë nga Ferran Torres. Një e shënoi në minutën e 55-të dhe një në minutën e 71-të.

Goli i gjashtë për spanjollët erdhi në minutën e 89-tw nga Oyarzabal.

Gjermania nuk arriti që të bëj shumë në këtë ndeshje derisa në fund rezultati përfundoi në të mirë të spanjollëve.

Me këtë humbje, Gjermania e humbet vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A të Kombeve derisa Spanja do të jetë një ndër katër finalistet e Ligës A të Kombeve.

Ndeshja tjetër në këtë grup, Zvicra-Ukraina është anuluar për shkak të koronavirusit, një ndeshje që e anuluan autoritetet zvicerane për shkak të tri rasteve me koronavirus në skuadrën e Ukrainës.

TAGS