Spalletti në Serie A, ka dy opsione

Spalletti në Serie A, ka dy opsione

Luciani Spalletti, është pranë rikthimit në Serie A.

Sipas mediave italiane, kontrata që kishte me Interin do të skadojë me 30 qershor dhe ai është i lirë të rikthehet në futboll sërish, transmeton lajmi.net.

Në Serie A, Napoli është njëri nga pretendentët kryesorë për të bërë ndryshimin e radhës, pas lajmeve të shumta nga Italia që Gennaro Gattuso nuk i ka punët mirë me klubin.

Edhe pse Napoli kishte dalë me një komunikatë nga zyrtarët e klubit duke theksuar mbështetjen për kalabrezin.

Opsioni i dytë është Fiorentina, “Viola” po zhgënjen me rezultate edhe pse kanë emëruar Cesare Prandellin si trajnerin e ri.

Daniele De Rossi thuhej të ishte zëvendësues i Prandellit, por me “disponueshmërinë” e Spallettit, gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen.

TAGS