Sot pritet zyrtarizimi i Odegaard të gjiganti anlgez

Sot pritet zyrtarizimi i Odegaard të gjiganti anlgez

Mesfushori norvegjez pritet ta kompletojë sot kalimin në Arsenal.

Martin Odegaard pritet ta kompletojë sot kalimin nga Real Madridi në Arsenal.

Mesfushori sulmuesi fluturoi drejt Anglisë të dielën në mbrëmje dhe udhëtoi drejt Londrës mëngjesin e sotëm për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta vendosur firmën në marrëveshjen e huazimit.

Odegaard do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit në Arsenal, pasi topçinjtë janë pajtuar t’i paguajnë pagën atij, e cila besohet të jetë rreth 45 mijë euro në javë.

Po ashtu, Arsenali ia ka paguar Real Madridit një shumë të caktuar për huazimin e 22-vjeçarit.

Odegaard do të kthehet në Madrid në verë, pasi në marrëveshjen mes klubeve Arsenali nuk e ka mundësinë për ta blerë atë përfundimisht.

TAGS