Sot kuptohet “fati” i kandidatëve për kryetarë në komunat e veriut

Sot kuptohet “fati” i kandidatëve për kryetarë në komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos sot rreth subjekteve politike dhe kandidatëve për kryetarë që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në katër komunat e veriut.

Anëtarët e KQZ-së, në mbledhjen e fundit kanë kërkuar që të shikohet me kujdes i gjithë aplikacioni i Listës Serbe, dhe kandidatëve të saj, të cilët edhe pse kanë dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarëve në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të njëjtit kanë aplikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 19 maj.

Ata madje kanë ngritur shqetësimin e kandidimit nga të dorëhequrit, duke kërkuar që të shikohen pjesa ligjore dhe kushtetuese e këtyre kritereve të përcaktuara me ligj.

Sot fillimisht do të prezantohen rekomandimet nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike, ndërsa, më pas i mbetet anëtarëve të KQZ-së që të vendosin për subjektet politike apo kandidatët që mund të marrinë ose jo pjesë në zgjedhje./kp/

TAGS