Sot është Dita e Arafatit

Sot është Dita e Arafatit

Dita e Arafatit është dita e nëntë e muajit Dhulhixhxhe, një ditë para ditës së Kurban Bajramit. Dita e Arafatit është e veçantë, pasi ajo është pjesa kryesore e haxhxhit dhe dita kur lutjet e haxhinjve në sheshin e Arafatit plotësohen nga Allahu i Madhëruar, është ditë e përsosjes së fesë, e festës, e faljes së mëkateve.

Profeti Muhammed (a.s) ka thënë: “Haxhi është Arafat.”

Kështu, cilido që ia del mbanë të qëndrojë në Arafat[3] përpara lindjes së diellit, përpara ardhjes së ditës tjetër, e ka përmbushur haxhxhin e tij.

All-llahu e ka nderuar këtë ditë me falje dhe begati dhe i ka dhënë vlerë të madhe. Për këtë Muhammedi (a.s.), i dërguari i fundit në Islam, thotë:

“Nuk ka ndonjë ditë që është më me vlerë tek Allahu se dita e Arafatit.

Në një rast tjetër ai thotë: “Dita më e mirë është dita e Arafatit.”

Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet me shpeshtimin e lutjeve, largimin nga mëkatet si dhe me ngritjen e nivelit të turpërimit për mëkatet e bëra.

Muhammedi thotë:

“Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.”

Përmbushja e begative është bërë me falje, pa të cilën nuk përmbushen begatitë, ashtu si thotë Allahu i Lartësuar:

“Ashtu që Allahu të liroi ty prej mëkateve të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshmeve dhe ashtu të plotësoi mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.”

Se është ditë e festës dëshmon i Dërguari duke thënë: “Dita e Arafatit, dita e nahrit (Bajramit) dhe ditët e teshrikut (Dita e dytë, e tretë dhe e katërt e Bajramit ) janë festa tona dhe ato ditë janë ditë të ngënies dhe pijes.