Solskjaer mbron CR7: Rio Ferdinand nuk e di për çfarë po flet

Solskjaer mbron CR7: Rio Ferdinand nuk e di për çfarë po flet

Rio Ferdinand-it nuk i kanë pëlqyer pamjet e Cristiano Ronaldo-s në krah të Ole Gunnar Solskjaer në stol, në këmbë, që u jepte udhëzime shokëve të skuadrës gjatë ndeshjes së Champions League të Manchester United kundër Young Boys.

Ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq ka thënë se do ta kishte ftuar portugezin të ulej nëse do të kishte qenë në vend të trajnerit. Tani ka ardhur kundërpërgjigjja e Solskjaer:

“Ronaldo do të fitojë me çdo kusht. Mund të duket mendjemadhësi, por nuk është kështu. Nuk mund ta ndalësh. Nuk mund ta ndalësh një lojtar të kalibrit te CR7”, ka thënë trajneri norvegjez.

“Dua të them se Rio duhet të dijë në fillim për çfarë po flet dhe në këtë rast nuk e dinte. Momenti në të cilin Cristiano ka qenë në këmbë duke dhënë udhëzime ka qenë kur Matic ka pësuar një faull. Kërkonim ndëshkim me karton të verdhë për futbollistin kundërshtar dhe si ai ashtue dhe Bruno Fernandes janë çuar për të protestuar. Më pas janë ulur. Ka qenë një moment i veçantë dhe kaq”.

TAGS