“S’më duhej për 2 followersa”/ Ledri zbulon pse refuzoi bashkëpunimin Iggy Azalea

“S’më duhej për 2 followersa”/ Ledri zbulon pse refuzoi bashkëpunimin Iggy Azalea

Ledri Vula ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Soiree”, ku foli më shumë për jetën dhe karrierën e tij. Pyetjes nëse ka qenë avantazh apo disavantazh që konsiderohet si një ndër reperët më seksi të estradës, Ledri Vula i është përgjigjur:


“Normal qe të ndihmon. Që të jesh i suksesshëm nuk mjafton vetëm të jesh i talentuar. Kur flasim për një artist të kompletuar flasim për mënyrën se si sillet, si flet nëpër intervista, si shkruan, çfarë vesh, si duket, si performon në skenë, si sillet me publikun. Të gjitha këto të bëjnë një artist të kompletuar. Mua ka mundur që të më ndihmojë, por ka mundur edhe që të mos më ndihmojë. Mua më është bërë kompleks. Unë jam shumë herë reper më i fortë sesa që dukem mirë (fizikisht)”.

Një tjetër çështje ku është ndalur reperi në intervistë ishte refuzimi i bashkëpunimit me Iggy Azalea-n. Ledri thotë se ofertës së menaxherit të Iggy Azalea-s për bashkëpunim i ka thënë jo, duke u shprehur se nuk i hyn në punë.

“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfolloë. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”, përfundoi ai.

TAGS