Skënderbeu bie edhe në shtëpi, Dinamos i mjafton një gol për t’u rikthyer te suksesi

Skënderbeu bie edhe në shtëpi, Dinamos i mjafton një gol për t’u rikthyer te suksesi

Një tjetër fitore me 1 gol këtë javë. Pas tre barazimeve radhazi dhe një humbjeje, Dinamo më në fund rikthehet te fitorja. E arrin në Korçë, përballë Skënderbeut të fundtabelës, falë golit të Chinedu në minutën e 70-të.


Një sukses i merituar për blutë kryeqytetas, që bënë shumë tepër se vendësit për fitoren. Skuadra e Bledi Shkëmbit me këtë sukses ngjitet në vendin e pestë, vetëm dy pikë larg Tiranës, Teutës dhe Kukësit, që bashkëkryesojnë me nga 11 pikë.

TAGS