S’ka të ndalur Vedat Muriqi, shënon gol në fitoren e Lazios

S’ka të ndalur Vedat Muriqi, shënon gol në fitoren e Lazios

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Atalanta, përballje e vlefshme për xhiron e 20-të të Seria A.

Mysafirët fituan me rezultat 1 – 3.

Qysh pas tre minutave lojë, Marusic zhbllokoi shirat duke kaluar Lazion në epërsi (3′).

Ndërsa, Correa pas asistimit të Immobiles dyfishoi rezultatin (51′).

Vendasit ngushtuan epërsinë përmes Pasali (79′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Ylli kosovar, Vedat Muriqi vulosi fitoren tre minuta pas inkuadrimit duke shënuar gol fantastik.

Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e pestë me 37 pikë, derisa Atalanta zbret në të gjashtën me 36 sosh.

TAGS