Singapori shpallet vendi më i lodhshëm në botë, zbulon sondazhi

Singapori shpallet vendi më i lodhshëm në  botë, zbulon sondazhi

12:53 | 9 Shtator 2021

Singaporit i pëlqen të jetë numër një, por kohët e fundit është zbuluar që mbanë trofenë edhe si qyteti që të lodh më së shumti në botë.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Sleepseeker, me bazë në Britani të Madhe, Singapori kryeson rezultatin e përgjithshëm të lodhjes në 7.2 nga 10, me Meksikën dhe Brazilin në vendin e dytë dhe të tretë me 7.01 dhe 6.28 pikë, respektivisht. Sidoqoftë, Singapori mbretëron i dyti në numrin e orëve të punës në vit në 2,238 orë në krahasim me 2,255 orë të Meksikës, transmeton portal arbresh.info

Duke shpjeguar se Singapori “është një qendër teknologjike e zhurmshme që ka përjetuar urbanizim të shpejtë dhe të përhapur”, artikulli përfundon se “jeta dinamike e qytetarëve atje ka dërguar në nivele të larta të lodhjes”.

Singapori ofron bonus fantastik për të ngjizur fëmijë në kohën e pandemisë

Për më tepër, orët e gjata të punës besohet se “ndikojnë mbi këdo, duke çuar në ndjenja lodhjeje”.

Ndër vendet në listë, Japonia, e njohur për kulturën e saj të orëve të gjata të punës, u rendit në vendin e pestë. Në krahasim, forca punëtore japoneze mban vetëm 1,738 orë pune në vit, 500 orë më pak se mesatarja e Singaporit.

Përpos punës, njerëzit në Singapor kalojnë shtatë orë në internet, duke u bërë kështu vendi i tretë që është i lidhur ngushtë me botën dixhitale.

Për të bërë krahasimin se cilat vende të botës janë më të lodhshme, studiuesit kanë përdorur një kombinim të katër variablave të ndryshme, kohën se sa flen një njeri në këto vende, kohën që kalojnë para ekranit televiziv, numrin e orëve të punës dhe komentet që kanë bërë njerëzit në mediat e ndryshme sociale.

Studimi gjithashtu ka gjetur se në vendet që prirjnë për nga lodhja, rritja e numrit të njerëzve të prekur nga depresioni është më e lartë./arbresh.info/

TAGS