Simptomë e re e koronavirusit: Studimi thotë që skuqjet e lëkurës mund të jenë një shenjë

Simptomë e re e koronavirusit: Studimi thotë që skuqjet e lëkurës mund të jenë një shenjë

Ethet, kolla e vazhdueshme dhe humbja e erës ose shijes janë tre simptomat e vetme të njohura nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkur.

Shkencëtarët po kërkojnë nga qeveria të shtojnë ‘skuqjen e lëkurës’ në listën e simptomave të koronavirusit pasi 1 në 11 persona tregojnë shenja të tilla.

Më shumë se 20,000 njerëz ishin pjesë e studimit nga ‘Kings College London’, i cili bëri zbulimin befasues.

Britanikët që ishin pjesë e të dhënave të vendosura e që testuan pozitive për Covid-19 ose u dys.huan rëndë se kishin virusin janë përfshirë në hulumtim.

Nëntë përqind e të infektuarve vuanin nga skuqjet të lëkurës dhe tetë përqind e njerëzve përvec simptomave të përgjithshme kishin edhe problemin e lëkurës.

Studiuesi kryesor Dr Mario Falchi tha që pacientët me Covid-19 të cilët raportuan që vuanin nga skuqjet për javë të tëra kishin shumë më gjatë periudhën e kësaj simptome se sa tre simptomat e e lartpërmendura kryesore të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.

TAGS