Si ta bëni shtëpinë të duket si galeri arti (Video)

Si ta bëni shtëpinë të duket si galeri arti (Video)

Kushdo që ka dekoruar shtëpinë, e kupton më së miri gjithë situatën e ndërlikuar të vendosjes së pajisjeve shtëpiake, të cilat hera-herës prishin gjithë magjinë. Në mendje na vjen menjëherë televizori i zi (ose çfarëdo ngjyre tjetër) që në një farë mënyre zbeh detajet interesante të murit dhe jo vetëm.

Prandaj na lejoni t’ju prezantojmë me fjalën e fundit të teknologjisë: Linjën e televizorëve QLED nga Samsung, e cila do të ofrojë një modalitet të ri të ambientit.

Ajo është projektuar për të shfaqur përmbajtje të ndryshme duke përfshirë punimet e artit të njohura botërisht, madje edhe kur ekrani është i fikur.

Si pjesë e hedhjes në treg të modalitetit të ri të ambientit, Samsung bashkëpunoi me artistë të talentuar për të ndihmuar konsumatorët të bëjnë shtëpitë e tyre një ambient më të ngrohtë dhe më të rehatshëm. E njohur për pikturat e saj abstrakte në vaj, Tali Lennox, një modele dhe artiste e cila ka ndikim në industrinë e modës, bashkoi forcat me Samsung për modalitetin e ambientit. Hollandezët Scholten & Baijings gjithashtu krijuan një koleksion punimesh me bazë porcelani dhe pëlhure me ngjyra dhe modele elegante.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, kompania u kujdes për të përmirësuar përditshmërinë tonë duke na ofruar një eksperiencë unike në konsumimin e përmbajtjes përtej asaj që shfaq ekrani i televizorit zakonisht, transmeton Anabel.

TAGS