Shumë zhurmë për asgjë! Atdheu i bie larg e larg raportit me Borën, por në fund…

Shumë zhurmë për asgjë! Atdheu i bie larg e larg raportit me Borën, por në fund…

Atdhe Xharavina është përfolur shume per marrëdhenien e tij me prezantusen Bora Zemani . Në intervistën e fundit për mediat, ka publikuar disa mesazhe të cilat shkaktuan zhurmë në rrjet menjëherë pas publikimit të promos së emisionit.


Moderatorja i kërkoi Atdheut të tregonte për publikun disa mesazhe me Borën, gjë të cilën ai e ka bërë për t`i shpëtuar specit djegës. Në mesazhet e publikuara, Atdheu tregon se si shkëmbenin zemra ata të dy.

Por në fakt mesazhet që ai publikoi ai ishin me shoqen e ngushtë Sibora dhe jo me moderatoren Bora Zemani. Përgjatë gjithë emisionit ai mohoi lidhjen me Borën, duke hedhur poshtë edhe foto të ndryshme që kanë qarkulluar në rrjetet sociale mes tij dhe moderatores.

Atdheu sqaroi dhe një foto të Borës që kishte publikuar në Instagramin e tij, ku shkruante se i mungonte shumë. Sipas tij dedikimi nuk ishte për moderatoren, por për vetë programin, ku dhe ai ishte pjesë gjatë sezonit të parë.

”Ishte boomerang, jo foto, po njerëzit e kanë bërë screenshoot, me fytyrën e gocës (Borës) dhe me mbishkrimin tim. Por që ta shohësh atë boomerang, kupton që kam kapur edhe opinionistin , edhe emisionin, sepse ishte puntata e parë e sezonit të ri. Dhe thash që: ‘Tani që po të shoh nga ekrani, po kuptoj sa më mungon’, e kisha për Përputhen”, tha Atdheu.

Në këtë mënyrë, herë duke përdorur Borën, herë të tjera hijeshinë e tij, Atdheu ia ka dalë që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.