Shtyhet gjyqi, nuk ka dokument zyrtarë që konfirmon vdekjen e Admir Muratajt në grabitjen e Rinasit

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ka shtyrë për 14 maj gjyqin për Admir Muratajn, i vrarë pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit më 9 prillit.
Në këtë gjykim, Murataj akuzohet për tre grabitje të mjeteve të blinduara të bankave të nivelit të dytë në vitet 2015-2017.
Gjykata nuk mundi të pushojë çështjen, pasi prokuroria nuk kishte sjelle as certifikatën e vdekjes dhe as akte të tjera që provojnë vdekjen e Admir Murataj. /Telegrafi/