Shtohen telashet për Real Madrid, lëndohet ylli i skuadrës

Shtohen telashet për Real Madrid, lëndohet ylli i skuadrës

Vazhdojnë lajmet e këqija për Real Madrid.

Para pak minutave Real Madridi konfirmoi se trajneri, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe rrjedhimisht do t’i mungojë skuadrës në të paktën dy javët e ardhshme.

Por, lajmet e këqija për Realin sot nuk mbarojnë me kaq. Marca po raporton se mesfushori, Fede Valverde është lënduar.

” Pas testimeve të kryera sot në lojtarin tonë, Fede Valverde nga Shërbimet Mjekësore, ai është diagnostikuar me dëmtim të muskujve në këmbën e djathtë” – thuhej në raportin mjekësor të “Los Blancos”.

Mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë 22-vjeçari uruguaian.

TAGS