Shteti serb kërkon heqjen e taksës, por vazhdon kundër lobimit të Kosovës në Interpol

Institucionet e shtetit serb kanë kërkuar largimin e taksës për të vazhduar dialogu, në anën tjetër ka filluar fushatën e dytë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare siç është rasti i fundit me Interpolin.

Edhe gjatë vitit të kaluar shteti serb në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, kishte lobuar dhe madje penguar sipas MPJ-së së Kosovës, anëtarësimin në këtë organizatë, transmeton Telegrafi.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe njëherit ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stcok dhe kryetarit të Interpolit, Kim Jong, nga të cilët ka kërkuar që kjo organizatë ndërkombëtare e policisë mos ta shqyrton kërkesën e Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë. Shteti serb këtë letër ua ka dërguar edhe të gjithë shteteve anëtare të Komitetit Ekzekutiv të Interpolit.

Lexo po ashtu:

“Që nga mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme e Interpolit në Dubai gjatë vitit të kaluar, nuk kanë ndodhur kurrfarë ndryshime thelbësore që do të ndikonin të heqja dorë nga vendimi i atëhershëm nga mospranimi i Kosovës. Në fakt, ndryshimi i vetëm është në favor të Serbisë kundër kësaj kërkese dhe vërehet në rritjen e numrit të shteteve që e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në letrën e ministrit serb Stefanoviq.

Ai në letër gjithashtu ka shkruar se si vetëm ideja e shqyrtimit të kërkesës do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe të akteve të Interpolit.

Ministri serb ka thënë se anëtarësimi në Interpol është i rregulluar me Kushtetutë dhe Rezolutë, për mënyrën se si funksionon pranimi i një vendi në këtë organizatë. Gjithashtu ai ka përmendur edhe Rezolutën 1244 të OKB-së, për të cilën ka kërkuar që të respektohet nga Interpoli.

Lexo po ashtu:

Ndryshe Kosova sërish ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Interpolit dhe kërkesa e saj tashmë është pranuar nga kjo organizatë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, thotë se Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti./Telegrafi/

TAGS