“Shpresoj ta shohim Messin në Camp Noun e ri”

“Shpresoj ta shohim Messin në Camp Noun e ri”

Largimi i Messit nga Barcelona është një çështje shumë e diskutuar në botën e futbollit.

Joan Laporta shpreson se Lionel Messi do të luajë edhe në stadiumin Camp Nou edhe pasi të rinovohet ai pas katër vjetëve, derisa ka këmbëngulur se synimi kryesor i tij nëse zgjidhet president i Barcelonës është ta mbajë superyllin argjentinas.

Thashethemet për të ardhmen e Messit nuk kanë të ndalur, veçanërisht tani që atij i kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj marrëveshje me klubin.

Sulmuesi 33-vjeçar e kërkoi me ngulm largimin verën e kaluar, por u detyrua ta tërheqë kërkesën pasi u kërcënua nga La Liga dhe nga Barça me veprime ligjore.

Dosido, Messi është i lirë tani të bisedojë me klube të tjera para një largimi të mundshëm falas në verë.

Laporta ishte njeriu që ia dhuroi mundësinë e debutimit për Barçën Messin në vitin 2004 dhe ai do të garojë në zgjedhjet e 24 janarit për t’u bërë përsëri president i Barcelonës, me synimin për ta mbajtur kapitenin në klub edhe më gjatë.

Planet për ta rritur në 105 mijë ulëse kapacitetin e Camp Nou janë bërë tashmë dhe ky projekt mund të përfundojë tamam në 125 vjetorin e klubit pas katër vjetëve.

Laporta dëshiron që Messi të jetë figura qendrore dhe ballore kur të fillojë epoka e re.

“Shpresoj se do të mundë ta festojmë 125-vjetorin e klubit në Camp Nou e ri me Leon në skuadrën tonë. Çështja e stadiumit nuk është e lehtë sepse duhen dy vjet për ta ndërtuar”, tha Laporta.

“Çështja e Leos është më e lehtë se e stadiumit. Do të ishte shumë mirë ta arrijmë atë përvjetor me Messin”, shtoi ai.

TAGS