Shpërthim me tritol pranë një banese në Vlorë, policia jep detaje

Shpërthim me tritol pranë një banese në Vlorë, policia jep detaje

Një sasi tritoli ka shpëthyer pranë një banese në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.



Sipas burimeve zyrtare nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.