“Shko ore, i poshtër”, Eduart Grishaj e imitoi, reagimi i Arbanës është epik

“Shko ore, i poshtër”, Eduart Grishaj e imitoi, reagimi i Arbanës është epik

Një ndër moderatoret më të dashura për publikun, Arbana Osmani, tashmë është kthye dhe në kuzhinieren e preferuar të amvisave shqiptare.



Arbana ndan thuajse çdo ditë receta të ndryshme gatimi me ndjekësit e saj në rrjetin social ‘Instagram’. Duke qënë se këto video janë bërë të pandashme nga profili i saj, Eduarti ka publikuar në ‘Instastory disa video ku shihet teksa e imiton atë.

“Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet.

Këto sushi kaq të mira..mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm.”, shprehet Eduarti.

Ndërkohë, Arbana teksa qesh dëgjohet të thotë: “Pse nuk të marrin te “Portokallia” ty? Shko ore, i poshtër.”Kujtojmë që dyshja u bënë prindër të një djali pak javë më parë që e pagëzuan me emrin e veçantë, Diell.

TAGS