Shkëndija pa fat në Champions

Shkëndija pa fat në Champions

Pasi mësoi ditën e djeshme kundërshtarin për turin e parë, Shkëndija e Tetovës është njohur ditën e sotme edhe më kundërshtarin për turin e dytë, në rast se kalojnë Muran.

Në rast kualifikimi më tej, kampionët e Maqedonisë së Veriut, do të përballen me fituesin e çiftit Ludogorets (Bullgari)- Shahtjor Soligorsk (Bjellorusi).

Dy kundërshtarët shumë të vështirë, me përvojë në Europë dhe skuadra e Gjokës nuk do e ketë aspak të lehtë në rast se kualifikohet për më tej.

Megjithatë te kuqezinjtë mbizotëron besimi se do ecin mirë në Europë dhe shpresojnë që fillimisht të kalojnë Muran pa shumë probleme.