Shkencëtarët zbulojnë organin e ri të panjohur në qendër të kokës së njeriut

Shkencëtarët zbulojnë organin e ri të panjohur në qendër të kokës së njeriut

01:36 | 22 Tetor 2020

Studiues mjekësore kanë bërë së fundmi një zbulim të rëndësishëm anatomik, të asaj që mund të quhet një organ i ri në qendër të kokës së njeriut. Zbulimi u bë rastësisht nga doktorë në Hollandë, të cilet po ekzaminonin 100 pacientë të kancerit të prostatës me një skaner të avancuar të quajtur PSMA PET/CT.

Kjo mënyrë diagnostikimi bëhet duke u shoqeruar me injektimin e glukozës radioaktive për të evidentuar më mirë tumoret në trup.

Por në rastin në fjalë doktorët zbuluan diçka krejt të re të vendosur prapa nazo-farinksit.Organi i ri dukej si një grup misterioz gjendrash salive (të  ngjashme me pështymën) të fshehura në brendësi të kokës së njeriut. Diçka e tillë u zbulua në vitin 2020 dhe nuk dihej prej shekujsh, pasi deri së fundmi njiheshin tre gjendra kryesore salive — ato parotide, submandibulare, dhe gjendrat e nëngjuhës.

Onkologu Wouter Vogel i Institutit Holandez të Kancerit, thotë: “Vetëm gjendrat e salivës në nazofarinks janë mikroskopike, ndërsa rreth 1000 të tjera janë të shpërndara në mukozën e gojës, kështu që ne u surprizuam shumë me zbulimit e këtij tipi të ri. Tashmë mund të shtojnë tipin e katërt të gjendrave të vendosur prapa hundës, mbi tavanin e gojës, shume pranë qendër së kokës njerëzore”.

Ai shton: “Dy zonat e reja që u ndriçuan gjatë skanimit kishin karakteristika të ndryshme të gjendrave salivare. Ne vendosën t’i quajmë gjendrat tubariale, duke iu referuar vendndodhjes së tyre anatomike [mbi torus tubarius]”. Këto gjendra tubariale u panë në skanim që ekzistonin në të gjithë pacientët, së bashku me lidhjet e tyre me tubin e nazo-faringut.
“Me sa dimë ne kjo strukturë nuk njihej më parë në përshkrimet anatomike”, thonin studiuesit. Zbulimi i ri ka ende nevojë të përsëritet dhe vlerësohet nga komuniteti i fushës por patologët thonë se nëse konfirmohet, do të ndryshojë mënyrën e studimit të sëmundjeve në këtë rajon të kokës./lexo/

TAGS