Shkëmbimi që nuk e priste askush: Dumfries transferohet te rivalët e Interit

Shkëmbimi që nuk e priste askush: Dumfries transferohet te rivalët e Interit

Gati shkëmbimi spektakolar, Denzel Dumfries transferohet te rivalët e Interit.

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries mund të largohet nga Meazza pas vetëm disa muajve me fanellën e Neroaxurëve.

Dumfries u transferua te Interi verën e kaluar për 12 milionë euro nga PSV dhe me Neroaxurët ka luajtur 12 ndeshje.

Edhe përkundër një fillimi të mirë, Dumfries ka bërë paraqitje të dobëta në ndeshjet e fundit dhe Inzaghi ka kërkuar një mbrojtës të ri.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Dumfries do të largohet nga Interi, por jo nga Serie A.

Inzaghi ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Manuel Lazzarit dhe Inter është i gatshëm t’ia ofrojë Lazios kartonin e Dumfries dhe 10 milionë euro.

Lacialët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe shkëmbimi mund të realizohet në merkaton e janarit.

TAGS