Shkëmbimi i çmendur i Milanit me Torinon

Shkëmbimi i çmendur i Milanit me Torinon

Belotti tek Milan, ylli i Rossonerëve tek Torino.

Andrea Belotti edhe publikisht ka bërë të ditur që nuk do të rinovojë më kontratën me skuadrën e Torinos dhe kjo ka mjaftuar që interesimi për të të rikthehet fuqishëm.

Është skuadra e Milanit që ka marrë primatin në këtë garë dhe Rossonerët tashmë po përgatisin një shkëmbim që i përshtatet shumë edhe skuadrës së Torinos.

Tuttosport ka bërë të ditur që kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e Thomas Pobegas i cili është i huazuar tek torinezët.

Milan po tenton që të zgjasë huazimin edhe për një vit tjetër mirëpo Torino po kërkon një marrëveshje që i mundëson atyre që të zotërojnë përfundimisht shërbimet e tij.

Gjatë javëve të ardhshme gjithçka pritet që të përfundojë me negociatat që duket se kanë marrë kahjen e duhur.

TAGS