Shkëmbim i bujshëm mes Juventusit dhe Barcelonës

Shkëmbim i bujshëm mes Juventusit dhe Barcelonës

Paolo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Për argjentinasin, kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane.

“Calcio Mercato” shkruan se Barcelona është e gatshme ta ofrojë Antoine Griezmannin si pjesë e marrëveshjes për të nënshkruar me Paolo Dybalan. Te Barça besojnë se transferimi i argjentinasit do ta freskonte fazën e sulmit.

Po ashtu, është raportuar edhe për një shkëmbim të Dybalas me Icardin e PSG-së.

28-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në fundin 2022 dhe deri me tani nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me klubin italian për vazhdimin e kontratës.

Që një kohë të gjatë, ai është në qendër të vëmendjes për një largim nga “Zonja e Vjetër”.

TAGS