Shkëlqen Martinez, Inter e shkatërron Crotonen

Shkëlqen Martinez, Inter e shkatërron Crotonen

Interi shënon fitore të thellë ndaj Crotones.

Lautaro Martinez ka realizuar “hat-trick”, ndërsa Interi ka shënuar fitore të thellë 6:2, sot në shtëpi ndaj Crotones, në xhiron e 15-të të Series A të Italisë.

Martinez realizoi golat në minutat 20, 57 dhe 78. Nga një gol e shënuan Romelu Lukakku (64’) dhe Achraf Hakimi (87’) dhe një autugol Luca Marrone (31’). Për Crotonen shënuan Niccolo Zanellato (12’) dhe Vladimir Golemic (36’ penallti).

Interi është ngritur në krye të renditjes me 36 pikë pas 15 ndeshjeve, dy më tepër se Milani që zë vendin e dytë. Por, Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Sot luan si mysafir i Beneventos.

TAGS