Shkëlqejnë James dhe Davis, Lakers triumfojnë ndaj Indiana Pacers

Shkëlqejnë James dhe Davis, Lakers triumfojnë ndaj Indiana Pacers

Los Angeles Lakers kanë vazhduar serinë e fitoreve në kuadër të NBA duke mposhtur Indiana Pacers.

Pas humbjes nga Portland Trail Blazers, kjo ishte fitorja e katërt rresht e skuadrës kaliforniane.

Ajo çfarë dalloi këtë takim ishte se LeBron James dukej në formë të mirë që nga rikthimi i tij nga lëndimi që pësoi në muajin mars.

Rezultatet e çerekëve, Indiana Pacers – LA Lakers: (28-36), (28-28), (32-32) dhe (27-26).

Basketbollsitët kryesorë për Lakers ishin, Anthony Davis me 28 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime dhe LeBron James me 24 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

Për Indianan shkëlqyen, LeVert me 28 pikë pesë kërcime dhe 12 asistime dhe Sampson me 20 pikë, tri kërcime dhe një asistim.

Rezultati përfundimtar, Indiana Pacers 115-122 Los Angeles Lakers.