Shevchenko po e merr drejtimin e skuadrës së madhe

Shevchenko po e merr drejtimin e skuadrës së madhe

Shevchenko shumë afër të angazhohet sërish si trajner pas shkarkimit nga Genoa.

Trajneri jetëshkurtër i Genoas, Andriy Shevchenko, nuk pritet të mbetet për shumë kohë pa punë, pasi raportohet se ai është zgjedhur si trajneri i ri i Polonisë.

Ish-sulmuesi i Milanit kishte marrë detyrën e tij të parë si trajneri i një klubi në Genoa duke zëvendësuar Davide Ballardinin në nëntorin e kaluar.

Aventura e tij në klubin italian zgjati më pak se dy muaj, duke pasur një fitore, tre barazime dhe shtatë humbje në Serie A dhe Kupës së Italisë.

Megjithatë, raportohet se 45-vjeçari është në prag të nënshkrimit si trajner i ri i kombëtares së Polonisë dhe do të ketë si ndihmës menaxher ish-portierin Jerzy Dudek.

Shevchenko ishte trajneri i Ukrainës nga viti 2016 deri në vitin 2021, duke i udhëhequr ata në 25 fitore, 13 barazime dhe 14 humbje. Ai e çoi kombin e tij në çerekfinalet e UEFA EURO 2020 përpara se të kapitullonte 4-0 ndaj Anglisë.

Polonia ka nevojë për një trajner të ri pasi një tjetër ish-trajner i Serisë A, Paulo Sousa, u largua pas vetëm 15 ndeshjesh dhe 11 muajsh për të marrë drejtimin e klubit brazilian Flamengo.