Shevçenko e nis furishëm, 3 futbollistë transferon në janar te Genova

Shevçenko e nis furishëm, 3 futbollistë transferon në janar te Genova

Shevçenko e ka seriozisht: Ukrainasi do sjellë 3 futbollistë në Genova gjatë janarit.

Që nga dita e djeshme Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht mori detyrën si trajner i 9 herë kampionit të Italisë, Genoas.

Shevchenko që më herët gjatë këtij viti dërgoi Ukrainën deri në gjysmëfinale të EURO 2020, tek skuadra italiane zuri vendin e Balardinit i cili u shkarkua në ndeshjen e fundit ndaj Empolit.

Në 12 ndeshjet e para të Serie A nën drejtimin e tij skuadra e Genoas mori vetëm 1 fitore dhe ka vetëm 9 pikë duke u renditur në vendin e 17-të.

‘Le të fillojmë një aventurë dhe ta rikthejmë Genovan aty ku e ka vendin’- deklaroi ukrainasi.

Shevchenko mësohet se gjatë janarit do të tentojë të sjellë 3 emra të rinj në skuadër, nga 1 futbollist për çdo repart të fushës.