Sherr mes Rudinës dhe Markut gjatë ditëve në karantinë, moderatorja tregon arsyen

Sherr mes Rudinës dhe Markut gjatë ditëve në karantinë, moderatorja tregon arsyen

Moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj e ftuar në emisionin ‘Rudina’ së bashku me vajzën e saj Viktoria tregoi më shumë rreth ditëve në karantinë.





Moderatorja tregoi se ndodhet e izoluar së bashku me partnerin e saj Markun, fëmijët, prindërit dhe mbesën e saj. E pyetur nëse i ka ndodhur të bëjë ndonjë sherr me partnerin, Rudina tregoi se njëherë ka plasur një super sherr rreth televizorit.

“Plasi një sherr i paparë për televizorin sepse Marku po shikonte një serial, unë nuk e kisha ndjekur dot serialin…plasi një super sherr: jo po televizori im, televizori jot, sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi.

Po për hir të së vërtetës nuk do na kishte qëlluar që të kalonim kaq shumë kohë së bashku, bashkë dhe me fëmijët dhe na ka ndikuar shumë shumë mirë. Familja e Markut dhe unë jemi të dyja shumë të përshtatura, kemi të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin humor”, ka treguar Rudina.

TAGS