Sherr me thika mes dy të rinjve, 15-vjeçari përfundon i plagosur në spital

Sherr me thika mes dy të rinjve, 15-vjeçari përfundon i plagosur në spital

Një 15 vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë.



Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi K. T., është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës sot rreth orës 15:00 , pasi është plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij.

Uniformat blu kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin me inicialet E. Ç., 15 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.