Shënoi dy gola në derbin e “çmendur”, Ibra merr vëmendjen me këtë veprim

Shënoi dy gola në derbin e “çmendur”, Ibra merr vëmendjen me këtë veprim

Në derbin e xhiros së pestë të Serie A, Milan zhvilloi një ndeshje të “çmendur” kundër Romës, dhe Zlatan Ibrahimovic ishte i jashtëzakonshëm përsëri.

Sulmuesi legjendar shënoi dy gola në këtë ndeshje, me Milanin që pati epërsi tri herë.

“Ai është një shembull i artë, që unë dua ta ndjekë. Jam i lumtur që luaj me të, jam i lumtur që jam me të te Milan dhe jam i lumtur ta shoh kur ai shënon”, ka deklaruar Rafael Leao.

Pas ndeshjes, 39 vjeçari Ibrahimovic, realizatorë i shtatë golave këtë sezon, ka postuar një fotografi në Instagram, me vetëm një fjalë në të.

“Pasion”, ka shkruar Ibrahimovic, që ishte vendimtar sërish për Milanin.

TAGS