Shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë

Sot në Prishtinë në shënim të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT), prej orës 09:00 mbahet konferencë me temën “Të drejtat e barabarta dhe kushtetuese për personat LGBTI”.

Në këtë konferencë do të diskutohet mbi rishikimin e legjislacionit për përfshirjen e plotë të pjestarëve të komunitetit LGBTI dhe nevojat e komuniteteve të tjera të margjinalizuara.

Ndër të shumtë pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë edhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Philip Kosnett.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë në Kosovë shënohet që nga viti 2007.

TAGS