Shabani publikon listën e Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Austri

Shabani publikon listën e Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Austri

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese në Austri.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka luajtur ndeshje vitin e kaluar për shkak të anulimit të garave si pasojë e koronavirusit. Tani do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Kosova është në grupin e katërt së bashku me Austrinë dhe Italinë. Ndeshja me Austrinë është më 19 mars, ndërsa ajo me Italinë më 20 mars. Ndeshjet luhen në Maria Enzersdorf në Austri. Dy të parët në grup avancojnë tutje, ndërsa synim i Kosovës është pozita e dytë.

Shabani megjithatë nuk do të mund të llogarit në shumë lojtare bartëse. Kryesisht për shkak të lëndimeve mungojnë lojtaret e rëndësishme si Leonora Demaj, Albana Arifi, Njoma Zogaj, Burneta Rama, Shkurte Mehmeti, Pashke Marku, Sara Rexhepi e disa të tjera.

Mirjeta Bytyqi është në listë por ajo vetëm në verë e fiton të drejtën që të luaj për Kosovën ndeshje zyrtare. Për herë të parë është ftuar motra e Mirjetës, Mërgime Bytyqi. Për herë të parë është ftuar edhe Kristina Ukaj, portierja që së fundi është pajisur me pasaportë të Kosovës. Debutimin në ndeshje zyrtare do ta bëjnë motrat Marigona e Arlinda Hajdari që në fund të vitit 2019 ishin paraqitur në një turne në Antalia.

Albina Rugova, Yllka Shatri, Aurora Shehdadi e Suzana Ujkiq janë ftuar nga Istogu. Ftesë mori edhe Njomza Kelmendi e Vushtrrisë dhe Aida Stagova e Prishtinës. Janë ftuar edhe lojtaret tashmë të konfirmuara: Mirela Gjikokaj, Elma Kameri, Fitore Aliu, Veronika Kastrati e Meltem Ylberi.

Përkundër mungesave, vajzat tona do të japin më të mirën me synim për të avancuar në raundin tjetër të eliminatoreve.

Në shtabin teknik të selektorit Shabani janë Faruk Shala e Valbona Rudaku.

Grumbullimi i hendbollisteve bëhet më 12 mars në Istog:

1.Njomza Kelmendi KHF Vushtrria (KOS)

5 Elma Kameri DWD Antwerpen (BE)

7 Mirela Gjikokaj Follo HK Damer (NOR)

9 Yllka Shatri KHF Istogu (KOS)

10 Fitore Aliu SG Kappelwindeck (GER)

11 Arlinda Hajdari Ringkøbing Håndbold (DEN)

15 Albina Rugova KHF Istogu (KOS)

16 Aurora Shehdadi KHF Istogu (KOS)

17 Aida Stagova KHF Prishtina (KOS)

20 Kristina Ukaj Spono Eagles  (SUI)

23 Veronika Kastrati Ellingsrud IL håndball (NOR)

24 Mirjeta Bytyqi Zrk Mlinotest Ajdovščina (SLO)

27 Marigona Hajdari Ringkøbing Håndbold (DEN)

35 Mërgime Bytyqi ZURD Koper (SLO)

44 Suzana Ujkiq KHF Istogu (KOS)PV

77 Meltem Ylberi Spono Eagles  (SUI)

Stafi teknik

Agron Shabani – Selektor 

Faruk Shala -Trajner

Valbona Rudaku – Trajner

Fatlind Maraj  -Fiioterapeut.