Sërish ia huq Beatrixa në mbledhje matematikore

Sërish ia huq Beatrixa në mbledhje matematikore

Beatrixa ia huq sërish në mbledhje matematikore.

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është njëra ndër personazhet më të komentuara muajve të fundit në mediat rozë. Kjo për shkak të hyrjes së saj në shtëpinë e famshme dhe lidhjes me aktorin, Donald Veshaj.

Ndërsa, së fundmi ka marr vëmendje për skenat e xhelozisë me moderatoren, Egzona Rafuna dhe zgjedhjen e saj në zinxhirin e të martës mbrëma.

Beatrixa para pak kohe kishte bërë një ‘huqje’ gjatë një bisede ku ishte pyetur se sa bëjnë (12+4) e që ishte përgjigjur 26.

Por, siç duket ajo nuk ka qenë ‘huqja’ e vetme, pasi në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku DJ Dagz e pyeti atë se sa bëjnë (1099+1) dhe ajo u shpreh se bëjnë një milion.

E që ndërhyrja e Donaldit ka qenë e menjëhershme i cili i thotë: “Bëjnë 1100 moj”.