Selvija jeton në një shtëpi me nënën e Shpatit dhe ka disa këshilla për të dhënë nisur nga eksperienca

Selvija jeton në një shtëpi me nënën e Shpatit dhe ka disa këshilla për të dhënë nisur nga eksperienca

Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e këngëtarit. E ftuar më herët në një emision ajo tha se nënën e Shpatit e ka si shoqe të ngushtë dhe se falë saj ka arritur këtu ku është sot në marrëdhënien me Shpatin.


Gjithashtu gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, Selvija ka zbuluar ditën e sotme se ajo jeton në të njëjtën shtëpi me nënën e Shpatit. Ajo tha se vjehrrën e ka si nënë të dytë dhe ju ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme ndjekëseve të saj që jetesa me prindërit e bashkëshortit të shkojë vaj.

“Po jetoj me mamin e Shpatit e per mua eshte bere nene e dyte. Asnjehere s’do kisha pranu qe te jetoj vet nese partneri i ka prinderit e sidomos qe mami eshte ekstrem e edukume, e emancipume qe ma kupton boten e me perkrah me aq sa ka mundesi. Besom qe sa do rehat te duket te jetosh vet, ne fillim te krijimit te familjes gjithmone me te moshuarit kane impakt te mir. Mirepo duhet ta kuptojme dhe ne boten e tyre. Askush nuk eshte perfekt, secili nga ne ka mangesi, por kur ke prane vjehrri qe ti shfaqin anet pozitive e te bejne si vajzen e tyre atehere natyrshem te shtohet dashuria. Une pa mamin s’do isha ketu ku jam sot. Por gjithkush i ka arsyet e veta dhe secili e din vet si don te jetoj. Mjafton te keni lumturi ne cift”, shprehet Selvija.

TAGS