Seldi Qalliu harron Mimoza Shkodrën, prezanton të dashurën e re

Seldi Qalliu harron Mimoza Shkodrën, prezanton të dashurën e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Seldi Qalliu, prej vitesh ka qenë mjaft i komentuar për jetën personale dhe jo më kaq.



Fillimisht u komentua për lidhjen që krijoi në “Big Brother Albania”, më pas për fejesën me Dafina Zekën, e po ashtu edhe për romancën me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Ndonëse asnjëra prej tyre nuk rezultoi me sukses, krijuesi i hitit “Dashni” njoftoi së fundmi se ka gjetur dashurinë e re.

Me anë të një postimi të ndarë në Instagram, Seldi ka zyrtarizuar lidhjen me bukuroshen, Cindy Cela. Ai ka surprizuar partneren e tij për ditëlindjen e 22-të, duke i dedikuar dhe një urim të veçantë.

TAGS