Seldi i kundërpërgjigjet fanses që kërkoi ribashkimin e tij me Mimoza Shkodrën

Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra u fejuan gjatë vitit 2017, dhe më pas u ndanë në 2018.

Lidhja e tyre u komentua shumë në media, gjersa dy artistët vazhduan gjithë secili rrugët e tyre.

Mirëpo jo njësoj ndarjen e tyre e kanë pranuar edhe fansat.

Seldi dhe Mimoza Shkodra (Foto: Arkiv)

Një fanse e zjarrtë e Mimozës, ka qenë ajo e cila së fundmi ka komentuar në një fotografi të këngëtarit Seldi në Instagram, duke kërkuar ribashkimin e tyre.

Ajo i ka shkruar se vajzë më të mirë se Mimoza nuk do mund të gjejë, gjersa i ka shkruar se duhet t’i vijë turp që vardiset me vajza të tjera ,ndërsa etiketon edhe disa prej emrave të njohur.

Lexo po ashtu:

Në fund të shkrimit, fansja ia bënë të ditur këngëtarit se është një tifoze e flaktë e tij, dhe që do ta dëshironte pafund një ribashkim të tyre.

Mirëpo duke parë këtë koment, Seldi ka vendosur të mos qëndrojë në qetësi, por i është kundërpërgjigjur me ironi fanses, duke i thënë se sipas tij ajo është e mbaruar.

Foto: SC/Seldi Qalliu/Instagram

Kundrejt këtij komenti, kanë pasuar edhe replika të shumta nga fansa të tjerë, të cilëve nuk u kanë pëlqyer reagimet të asnjërës palë. /Telegrafi/

TAGS