Së shpejti prindër për herë të dytë, Gjiko dhe Elita zbulojnë gjininë e bebit

Së shpejti prindër për herë të dytë, Gjiko dhe Elita zbulojnë gjininë e bebit

Dyshja e dashur për publikun Gjiko dhe Elita Rudi do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e kanë konfirmuar vetë dyshja përmes postimeve në ‘Instastory’, ndërsa së fundmi kanë zbuluar dhe gjininë e bebit.



Gjatë festës së organizuar mes familjarëve dhe miqve të afërt, dyshja zbuluan se Elita është në pritje të një vajze. Moderatorja ka publikuar një video në rrjetin social ‘Instagram’, në të cilën shihet pranë Gjikos dhe vogëlushit Zëri.

Ato kanë plasur një tullumbace që ka lëshuar pupla rozë, teksa shkruan bashkangjitur: “Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita krahas videos.

TAGS