“Se kam patur kurrë shoqe”, Albana Osmani sqaron deklaratën për Arbana Osmanin: S’i heq as presjen! Luana “më preu” fjalën

“Se kam patur kurrë shoqe”, Albana Osmani sqaron deklaratën për Arbana Osmanin: S’i heq as presjen! Luana “më preu” fjalën

Pasi deklaroi tek emisioni i Luanës “Shiko kush luan” se me Arbana Osmanin nuk kishte shumë shoqëri, Albana Osmani sqaron deklaratën e saj.



“Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë.

Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, u shpreh moderatorja në emisionin “Abc e mëngjesit”.

TAGS