S’dorëzohet Real Madrid, bën tjetër ofertë zyrtare për Kylian Mbappen

S’dorëzohet Real Madrid, bën tjetër ofertë zyrtare për Kylian Mbappen

Gjiganti spanjoll, Real Madrid e ka rritur ofertën për Kylian Mbappen.

Josep Pedrerol i El Chiringuito ka konfirmuar se Reali i ka bërë zyrtarisht një tjetër ofertë tani PSG-së.

Pas reagimit të Parisit për mos pranimin e 160 milionëve eurove, Florentino Perez ka nisur ofertën e dytë që është 170 milionë euro plus 10 milionë bonuse.

Në total do të shkonte 180 milionë euro, aq sa Parisi e ka blerë nga Monaco, për të cilën shifër foli dje edhe drejtori sportiv, duke thënë:

“Nuk e shesim Mbappen nën çmimin që e kemi blerë, 180 milionë”.

TAGS