‘S’di ta drejtosh’, Bora Zemani i kthehet ndjekësit që e kritikoi për moderimin e ‘Përputhen’

‘S’di ta drejtosh’, Bora Zemani i kthehet ndjekësit që e kritikoi për moderimin e ‘Përputhen’

Prej shtatorit, në ekranin e Top Channel nisi transmetimi i “Përputhen” nën moderimin e Bora Zemanit. Një emision i cili është nga e hëna në të premte, ku katër vajza njihen me djem të ndryshëm në kërkim për të zgjedhur të duhurin.



Mirëpo, në çdo fushë ka edhe kritika dhe as moderatorja bukuroshe nuk u ka shpëtuar atyre, pasi shpesh është kritikuar për mosmenaxhim të situatave të ndryshme që lindin në emision. Së fundmi, një fans ia ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjetin sociale ‘Instagram’, ku Bora ka postuar dy foto shkëputur nga emisioni.

“Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision!”- ka shkruar ndjekësi. Nuk ka munguar një reagim nga moderatorja e cila shkruan: ” Mos të të vij keq fare. S’ke ç’i bën!”

TAGS