SBASHK-u konfirmon marrëveshjen, mësimi fillon të hënën
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jashari në një konferencë për media me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje dhe fillimin e mësimit të hënën.
Jasharaj tha se marrëveshja e re ofron shumë afër kërkesave të tyre.
“Ishte kënaqësi, dje filluam një raund të ri të diskutimeve. Falënderoj ministrin Hamza. Dhe sot u takuam për arritjen e një marrëveshje. Marrëveshja është një lëvizje e re dhe na ofron shumë afër kërkesave tona”, tha ai. /Telegrafi/