SAS kundër Houstonit, LA Clippers i shkon Sacramentos – këto janë të gjitha përballjet në program

SAS kundër Houstonit, LA Clippers i shkon Sacramentos – këto janë të gjitha përballjet në program

Ndeshje tejet interesante në program mëngjesin e së shtunës, sipas kohës tonë lokale.

Vëmendja kryesore do të jetë në “AT&T Center”, aty ku San Antonio Spurs do të jetë nikoqir i Houstonit.

La Clippers ndërkaq i shkon Sacramentos në udhëtim, me synimin vetëm, fitoren.

Interesant do të jetë edhe në “Fiserv Forum”. Milwauckee Bucks do të ndeshet me Dallas Mavericks. Skuadra e yllit Luka Doncic, në katër ndeshjet e fundit ka regjistuar katër fitore, kurse tani do të synojë edhe të pestën, për t’u ngritur edhe më në renditjen tabelare.

Më poshtë edhe të gjitha ndeshjet në program, përjashtim dy prej tyre, që janë shtyer për më vonë.